Rindërtohet Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Rama dhe Koçiu vizitojnë ambientet e reja

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka tashmë një godinë të re dhe është gati të presë pacientët.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vizituan sot godinën e rindërtuar.

“Këtu jemi në godinën tërësisht të re të qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut, një investim që u realizua nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2023. Ishte një investim total, jo vetëm në infrastrukture, por dhe në pajisje dhe në ngritjen e kapacitetit të stafit që punojnë në këtë qendër. Janë 60 punonjës që punonjës në këtë infrastrukturë dhe që shërbejnë për të gjithë ata dhurues që paraqiten këtu dhe dhurojnë gjak”, shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.

Standardet europiane në dhurim, testim, përpunim, ruajtje dhe shpërndarje të gjakut, bashkëpunimi teknik me qendrën homologe franceze, si edhe stafi i kualifikuar dhe i mirëpaguar, kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen me 50% të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

SHKARKO APP