Rinovimi me Shqipërinë, tranjeri Sylvinho flet për herë të parë: Vendimi i duhur, skuadra do të jetë gati për sfida të reja

Pas ”EURO  2024”, Sylvinho rinovon kontratën me Shqipërinë, teksa vendosi të qëndronte me kuqezinjtë të paktën deri në vitin 2025. Zyrtarizimi pritej prej ditësh, ndërsa diçka e tillë erdhi këtë të mërkurë.

Trajneri brazilian shkruan se skuadra do të jetë gati për sfida të reja. Ai nuk lë pa përmendur edhe ecurinë në Europian, ku sipas tij, grupi u përball si i barabartë me të gjithë.

”Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së stafit tonë teknik deri në dhjetor 2025. Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar në finalet Kampionatit Evropian e që u realizua. Ne u përballëm si të barabartë me çdo rival në Euro 2024 dhe dolëm nga turneu krenarë për atë që bëmë. Por tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja. Jemi gati për këtë. Forca Shqipëri”,-shkruan tranjeri kuqezi.

SHKARKO APP