Rinumërimi i kutive të 11 Majit, Berisha: Jo kërkesë primare e PD, por po mbështesim kandidatët
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se procesi i rinumërimit nuk është prioritet i selisë blu. Për gazetarët, Berisha tha se rinumërimi nuk është një kërkesë primare e PD, por se në këtë proces kanë mbështetur kandidatët demokratë që kanë pasur pretendime për vjedhje votash.
”Çështja e rinumërimit të votave është kërkesë e kandidatëve, e mbështetur nga PD për transparencë të plotë. Është hera e 5-të që e sqaroj, nuk është kërkesë primare e PD-së, jo. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve. Kamerat kanë filmuar në mënyrë të përsëritur trenin bullgar. Damkosin farsën si proces tërësisht të paligjshëm. Edhe administrimi në qendra, kutisë dhe materialeve.
E treta, janë pretendimet e kandidatëve të PD-së, që ne nuk i pengojmë kurrë. Kemi bërë gjënë më të madhe, kemi faktuar e do faktojmë farsën e 11 majit. Për PD vota ka vdekur pa hyrë në kuti. Të gjitha janë të parapërgatitura. Nuk mund të mos e mbështesim transparencën. Të bëjmë dallimin për çdo qytetar, çfarë është numërimi i votave për kandidatët dhe kontrolli i legjitimitetit të procesit”, tha ai mes të tjerash.
Nga ana tjetër, i pyetur për vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi PD-në për paditë në 4 qarqe, Berisha tha se vendimi ishte marrë para 11 majit. ”Kur e mori vendimin, para apo pas 11 majit Kolegji? (pyetje retorike me gazetarët). Ka qenë e parapërgatitur. Jam i sigurt se po ta kontrollosh atë vendim gjen se nuk është pas 11 majit, mund të jetë data 28 prill”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

