Rinumërimi lodh nënkryetarin e KQZ, Biba rrëzohet nga karrigia (Video)
Duket se orët e gjatë në KQZ për rinumërimin e 64 kutive e kanë lodhur nënkryetarin e KQZ, Denar Biba.
Ka qenë një moment, kur Denar Biba është shtrirë më tepër sesa duhet në karrike, por është rrëzuar duke shkaktuar edhe të qeshura.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi 64 kuti të Tiranës pas kërkesës së PDIU-së. Numërimi nisi rreth orës 10: 30 të paradites së të enjtes dhe përfundoi në mbrëmje.