Rinumërohen 772 kuti në Tiranë, asnjë ndryshim rezultati! PD humb më shumë vota

Procesi i rinumërimit të votave vijon pa ndërprerje për qarkun e Tiranës. Deri më tani janë numëruar rreth 60 për qind e votave apo e thënë ndryshe, 772 kuti. Sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka asnjë ndryshim rezultati nga votat e rinumëruara deri tani.

Partia Demokratike nga rinumërimi jo vetëm që nuk ka rikuperuar, por ka humbur plot 419 vota, kurse Partia Socialiste ka humbur 315 të tilla. Partia Mundësia vijon të ruajë mandatin e dytë në Tiranë dhe gjasat janë që PD të mos arrijë ta marrë mandatin e 14-të, siç edhe ka pretenduar.

Gara mes kandidatëve mbetet interesante në radhët e Partisë Socialiste, konkretisht mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Kjo e fundit ka shkurtuar diferencën dhe ndodhet 77 vota larg Xhaçkës, për mandatin e deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi janë edhe 40% e votave për t’u rinumëruar dhe rezultatit final do vuloset në kutinë e fundit. Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës mund të përfundojë të premten ose të shtunën, gjithmonë nëse ruhet mesatarja ditore e votave të numëruara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?