Rishfaqet Basha, takim me të rinjtë: PD e hapur për të bërë ndryshimin që presin të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me të rinj nël Durrës. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se të rinjtë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

Postimi i plotë

Të rinjtë durrsakë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

Një shoqëri e drejtë është e vetmja mënyrë për të përballur problemet e mëdha, për të ndalur zbrazjen e vendit. Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve.

Partia Demokratike është dhe do të mbetur e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të bërë ndryshimin që presin të gjithë.

SHKARKO APP