Rishi Sunak shkarkon nga detyra Sekretaren e Punëve të Brendshme, Suella Braverman

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar. Mediat në Britani raportojnë se Braverman është shkarkuar nga Kryeministri  Rishi Sunak pas kritikave të saj për protestat pro Palestinës në Londër, duke i cilësuar pamjet e turmave që mbushën rrugët si “shqetësuese”.

Në fundjavë, Braverman u akuzua se u dha guxim aktivistëve të ekstremit të djathtë për të kryer dhunë në rrugët e Londrës.

Emri i Braverman në Shqipëri është lakuar për shkak të deklaratave të saj të vazhdueshme kundër emigrantëve shqiptarë në Britani.

James Cleverly është Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, sipas raportimit të gazetës britanike The Sun.

SHKARKO APP