Risitë e PS? Kaba: Një komuniste nostalgjike e diktaturës. Rilindja kërkon të mbush vendin me afrikanë
Gazetari Dritan Kaba i ka bërë një analizë të thjeshtë dhe të shpejtë fushatës zgjedhore të PS-së, ku thotë se risitë e kryeministrit Edi Rama që kërkon një mandat të tretë qeverisës, është një komuniste nostalgjike e diktaturës dhe një spiun Sigurimi.
”Çdo votë për Rilindjen më 25 prill është votë për mjerimin e Shqipërisë, largimin e shqiptarëve nga shtëpitë e trojet e tyre, zëvëndësimin e tyre me afrikane ose e thënë ndryshe me skllevërit modernë të shekullit 21. Kjo nuk është Shqipëria që duam të kemi e të trashëgojmë tek fëmijët tanë”,-shkruan Kaba në facebook.
Nga ana tjetër, ai thotë se shqiptarët meritojnë demokracinë, tregun e lirë, progres ekonomik, arsim cilësor, të gëzojnë pronat e tyre, të jetojnë si qytetarë të denjë të Europës të cilës i takojnë prej shekujsh. ”Me Rilindjen dhe amalgamen që ajo përfaqëson këto aspirata janë drejt asgjësimit”.
Postimi i plotë
TE GJITHE BASHKE KUNDER AMALGAMES RILINDASE! Risitë e fushatës së Edi Ramës, një komuniste nostalgjike e diktaturës dhe një spiun Sigurimi. Kjo është fytyra reale e Rilindjes.
Ngrihet “Perdja” Robert Ndrenika, të dalë skena e pushkatimit të inchinierit 32-vjeçar që i rrëmbeu shtëpinë, jetën, ëndrrat, profesionin, Luljeta Bozo me dashurinë e saj, diktaturën komuniste. Kjo amalgamë bijsh të bllokut, nostalgjikëve të etërve të tyre, spiunëve të Sigurimit, hajdutëve pa asnjë mëshirë të taksave të shqiptarëve, banditeve, kriminelë dhe oligarkëve që duan të rrënojnë jo ta rilindin Shqipërinë.
Çdo votë për Rilindjen më 25 prill është votë për mjerimin e Shqipërisë, largimin e shqiptarëve nga shtëpitë e trojet e tyre, zëvëndësimin e tyre me afrikanë ose e thënë ndryshe me skllevërit modernë të shekullit 21. Kjo nuk është Shqiperia që duam të kemi e të trashëgojmë tek fëmijët tanë.
Ndaj çdo votë kundër Rilindjes së nostalgjikëve të komunizmit, bijëve të etërve kriminelë, korrupsionit të frikshëm dhe vrastër, kundër krimit të organizuar që po mban peng të rinjtë dhe të ardhmen e tyre, kundër oligarkëve që po rrëmbejnë çdo pasuri kombëtare, kundër zëvëndësimit të shqiptarëve me afrikanë.
Shqiptarët meritojnë demokracinë, tregun e lirë, progres ekonomik, arsim cilësor, të gëzojnë pronat e tyre, të jetojnë si qytetarë të denjë të Europës të cilës i takojnë prej shekujsh. Me Rilindjen dhe amalgamen që ajo përfaqëson këto aspirata janë drejt asgjësimit.