Ristani: Berisha jo e ardhmja e PD-së, por di të mobilizojë bazën e të sjellë ndryshimin
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është e ardhmja e PD-së thotë. Arben Ristani, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, thotë se lideri historik i PD di të mobilizojë bazën e të sjellë ndryshimin e fitores.
”Me lidera karizmatikë si Berisha mund të mobilizojën bazën e partisë e të sjellin ndryshim. Berisha vjen pas një mbështetje totale që i ka dhënë Bashës prej 8 vitesh, ku Basha në shumë raste ka thyer statutin dhe është sjellë si autokrat. Ka pasur shumë zëra kundër”, tha në ”Ora News”.
Beti Numa: Ku ishit përse nuk i ngrinit këto shqetësime?
Unë kam kohë që kam folur kundër Bashës, madje edhe me pozicione të larta në PD, sidomos për shkeljet autoritare. Berisha e do PD, e besoj se do i bëjë një të mirë PD-së. Për mua ai nuk është e ardhmja e PD-së, por mund të krijojë një shtrat të duhur që PD të vendosej në shinat e parimeve e vlerave për të cilat ajo është krijuar.