Ristani: Koçua kërkon legalizimin e drogës dhe nuk i thotë njeri plaç me gojë

Deputeti i Partisë Demokratike në një reagim në rrjetet sociale shprehet se mazhoranca tashmë e lidhur me krimin dënon Berishën që kërkon bërjen e një ligji që qytetarët të pajisen me armë me qëllim të mbrojnë veten e tyre, ndërsa Koço Kokëdhima kërkon legalizimin e drogës dhe askush se zë në gojë.

Sipas Ristanit vendi është i mbytur nga krimi dhe varfëria dhe askush nuk reagon. “Koçua i Ramës ka kohë që kërkon legalizimin, lejimin me ligj, të mbjelljes dhe tregtimit të drogës hashash në Shqipëri. Ndërkohë që i gjithë vendi nga veriu në jug, ishte dhe është sot, i mbjellë me drogë dhe policitë Greke, Italiane dhe Evropiane po vuajnë dhe harxhojnë energji pa fund për t’i kapur dhe për të ruajtur popujt e tyre nga droga shqiptare.

Koços askush si thotë, plaç me gojë. Berisha kërkoi dje, bërjen e një ligji të ri që të njohë të drejtën e qytetarëve shqiptarë të pajisen me armë për të mbrojtur jetën dhe pronën e tyre nga bandat me mbështetje qeveritare. Ndërkohë që bankieri u vra në mes të Tiranës dhe ende s’dihet nga kush, në Durrës qytetarët vriten dhe rrëmbehen për tu vrarë në mes të ditës dhe në mes të qytetit dhe ende s’dihet nga kush, në Elbasan ndodh masakër më shumë të vrarë dhe të plagosur dhe askush se di kush e bëri, vidhen banka dhe makina të blinduara që transportojnë lekët e bankave dhe askush s’di asgjë, gjobiten dhe grabiten biznesmenë dhe përsëri askush s’di asgjë. Askush nuk di kush transporton drogën me avionë, kush vret dhe grabit, për më tepër nuk dihet akoma kush i vuri minat ministrit të brendshëm. Nuk dihet kush e kapi Shullazin. Rama thotë e kapi policia, Tahiri thotë, Rama bëri lapsus, Shullazin e kapi prokuroria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Berisha përjashtohet për 10 ditë nga parlamenti se kërkoi që populli të ketë të drejtën e armatosjes për tu vetëmbrojtur nga banda në qeveri. Si të bëjmë? Si mund të jemi të qetë dhe të sigurt? Si të mbrojmë jetën dhe katandinë? Si mund të dimë me saktësi dhe kush na mbron realisht nga Shullazët? A mjaftojnë armët e vullnetit, zemrës dhe shpirtit demokrat?

Swiss Digital Mobile Reklama

Besoj po. Rama, Tahiri dhe Shullazi, do marrin atë që meritojnë”, shkruan RIstani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?