Ristani: PD e hapur për koalicion, të mirëpritura PDIU dhe FRD

Partia Demokratike është e hapur për koalicion me çdo forcë politike që e mendon se duhet të jetë në opozitë me këtë qeveirsje. Deklarata vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në REPORT TV.

Sipas tij dera është e hapur për PDIU-në e Idrizit por dhe FRPD e Topit. Ndërkaq gjatë kësaj intersviste Ristani ka mohuar të jetë politizuar aksidenti në Shkodër, ku nga rrëzimi i helikopterit humbën jetën dy pilotët .

Ky qëndrim tha ai është mbajtur në pritje të përfundimit të hetimeve për këtë ngjarje, ndërsa i cilësoi si personnale deklaratat e ish kryeministrit Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përjashtuar veten nga çdo lidhje me Panamanë , Arben Ristani shprehet se as nuk i njeh se si funksionojnë skema të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?