Ristani: PD mbështet Bujar Fezgën në Këlcyrë
Partia Demokratike e ka mbështetur zyrtarisht tashmë Bujar Fezgën në zgjedhjet lokale për bashkinë e Këlcyrës.
Fezga kandidonte si i pavarur për këtë bashki, por Ristani tha se ai do të punojë për fitoren e PD-së në këto zgjedhje.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani bëri të ditur se Partia Demokratike nuk do ta përkrahë më kandidatin Gentjan Muhametaj.
Sipas Ristanit vendimi për çregjistrimin e tij do të merrt nga KQZ.