Ristani: PD nuk lejon kapjen e drejtësisë nga shteti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani deklaroi se opozita nuk do të lejojë kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika.

Nga ceremonia e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Shkodër, deputeti Arben Ristani ka shprehur edhe një herë qëndrimin e së djathtës, se nuk do të pranojnë reformën në drejtësi nëse nuk ka tërheqje të mazhorancës, nga “kapja politike e pushtetit gjyqësor”.

“Nuk duam drejtësi të kapur nga pushteit. Nuk lejojmë që Rama të kapë reformën për të shtuar kërbaçet për qytetarët. Ne duam një drejtësi që të bëjë drejtësi”,- u shpreh Ristani nga Shkodra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?