Ristani: PS bandë hajdutësh

Partia Demokratike dega Elbasan ka festuar 25 vjetorin e krijimit të saj.  Me këtë rast dega e PD në këtë qytet organizoi një sërë  aktivitetesh si vizita në shtëpinë e dëshmorit të demokracisë Ndriçim Duraku, ndezjen  e pishtarit në sheshin “Demokracia”,  vend në të cilën nisën protestat në vitin 1990 dhe më pas takimin e madh solemn me demokratët elbasanas.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast përshëndeti kryetari i degës Aurel Bylykbashi, themelues të PD-së, drejtues të saj në vite, drejtues forumesh si dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.

Në fjalën e tij z. Bylykbashi deklaroi se qeverisja e PD-së realizoi projekte të mëdha për shqiptarët për të realizuar ëndrrën e tyre evropiane si anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe investime të mëdha strategjike.  Një nga dhuratat më të mëdha për qytetarët elbasanas ishte rruga e re Elbasan-Tiranë e cila është lënë përgjysmë nga qeveria në fuqi. Ndaj ai sërish u ka bërë thirrje banorëve të këtij qyteti që të bllokojnë tunelin e Kërrabës. Në fund ai deklaroi se vendi kërkon zgjidhje dhe këtë mund t’ia sjellë vetëm Partia Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i PD0-së  Arben Ristani përshëndeti në emër të kryetarit Lulzim Basha. Në fjalën e tij, mes të tjerave, ai u ndal në gjendjen në të cilën e katandisi vendin qeveria aktuale. Ai e cilësoi Kryeministrin aktual “Kokoshin”  200 milionësh që vetëm se pasurohet çdo ditë e që së fundmi kërkon të kapë drejtësinë për të mbuluar zollumet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e ka cilësuar PS-në një “bandë hajdutësh që erdhën në pushtet me mashtrime dhe që flasin në emër të pseudoreformave. Pseudoreforma si ajo e ndarjes territoriale për të grabitur zgjedhjet.  Reforma në energjitikë apo të prishjes së shtëpive që detyruan 14 njerëz të pafajshëm që ti japin fund jetës.  Reforma në shëndetësi me megaskandalet e vjedhjes me anë të tenderave. “Kokoshit” i gënjen mendja se është një lider botëror, por në fakt është një delirant që po mjeron shqiptarët të cilët po braktisin çdo ditë vendin e tyre”.

Në fund ai deklaroi se “PD po punon për përgatitjen e një programi dhe stafi për të dalë nga kjo gjendje. Paketa e re shpëton shqiptarët dhe Shqipërinë dhe vala e ndryshimit po ndjehet kudo”.

Në ceremoninë festive ishin të pranishëm edhe Sekretari Organizativ Eno Bozdo,  drejtues të Partisë demokratike ndër vite, deputetë, antarë dhe simpatizantë të PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?