Ristani: Rama fshehur dosjen e Frroku

Pavarësisht se në media kanë dalë fakte se dosja e Frrokut ka qenë në duart e policisë që në kohën e qeverisjes së djathtë, Ristani ka akzuar kryeministrin Edi Rama se ka fshehur dosjen e tij dhe e ka mbajtur "në sirtar" si mjet presioni ndaj deputetit.

Zyra e Interpolit në Tiranë dhe Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë gënjyer ish-shefin e komisariatit nr.6 Dritan Lamaj, kur në 23 mars të 2012 ai u kërkoi informacion për një vrasje të kryer në Belgjikë nga dy vëllezërit Mark Frroku dhe Arben Frroku, citojnë disa media në vend lidhur me pretendimet se Frroku ka qenë person i kërkuar nga shtetit belg për vrasje.

Ndërsa Ristani sot tha se Rama e zbuloi tani këtë dosje  për t'i vënë kapak hetimit për Ilir Metën.

"Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll. Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe ai dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri. Pas fakteve të bëra publike sot, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu që ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë.

Edi Rama lejoi dje zbulimin e të shkuarës së deputetit të tij Frroku, pasi i vuri kapak hetimit për aleatin e tij Meta, duke fshehur të vërtetën e duke mos lejuar proces të drejtë, të plotë e të paanshëm.
Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll.
Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri.
Kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta.
Partia Demokratike e ka denoncuar me forcë që prej fillimit aleancën e Edi Ramës me krimin, përzgjedhjen prej tij dhe sjelljen në parlament të personave të inkriminuar.
Partia Demokratike dhe mediat e pavarura kanë folur për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku dhe cëshjet e tij të hapura me drejtësinë belge.
Edi Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse ishte shumë mirë i informuar për të kaluarën e deputetëve të tij, i ka njohur mirë ata, dhe prandaj i përzgjodhi, për të blerë votat, për të vjedhur votat, për të shantazhuar votuesit.
Faktet e bëra publike sot vërtetojnë denoncimet e Partisë Demokratike për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku.
Pas publikimit të këtyre fakteve shqiptarët pa dallim e shohin me sytë e tyre të vërtetetën tronditëse se Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme të fshehjes së dosjes së Frrokut, të pazareve me të, dhe përdorimit të tij në manipulimin e procesit hetimor.
Në dritën e këtyre të vërtetave tashmë të konfirmuara zyrtarisht, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu, i cili ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë",  u shpreh Ristani.

SHKARKO APP