Ristani: Rama hipi në trenin e opozitës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama mbi rolin e opozitës në reformën për drejtësi.
Sipas Ristanit trenit të reformës nuk i hipi opozita, por mazhoranca e cila sipas tij kërkoi që të realizonte një reformë kolumbiane e jo evropiane.
Ristani: “Pas takimit me Metën, pseudoreformatori Rama, u shpreh se “opozita u përpoq të ndalte trenin e reformës në drejtësi, por i hipi vetë atij treni”.Në fakt sado që ulërin boria e makinës shtetërore shkataraqe të Ramës dhe Metës, nuk e fsheh dot të vërtetën.Rama u detyrua të ndërrojë tren. Venecia e hipi dhe Ramën në trenin e opozitës për drejtësi europiane dhe jo drejtësi kolumbiane, siç donte ai”.
Deputeti demokrat thekson se opozita do udhëheqë reformën për ta çuar trenin në destinacion.
KOHA JONË SONDAZH

