Ristani: Rama nuk mund të mburret me kontributet e biznesit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar në lidhje me deklarimet e bëra nga Kryeministri Edi rama për nisjen e fazës së rikuperimit të dëmeve, shkaktuar nga përmbytjet.

"Rama dhe ministrat paradë mburrjesh me kontributet e sipërmarrësve, të cilët dua t’i falenderoj nga zemra.

Po vetë qeveria ç’po bën? Cila është ndihma që po u jep qytetarëve?

Qeveria si agjensi e mbledhjes së ndihmave! A kanë nevojë qytetarët të shohin shfaqje nëpër magazina ku kryeministri lavdërohet me ndihmat e të tjerëve kur vetë nuk po harxhon asnjë energji për të ndihmuar të përmbyturit.

U desh një javë vuajtje dhe sakrificë për mbijetesë që qeveria të dalë për shfaqje me ndihmat e qytetarëve dhe biznesit. Shqipëria në solidaritet, qeveria solidare me të solidarizuarit!", theksoi Ristani. 

SHKARKO APP