Ristani: Rama shpërfill Kerryn, promovon të inkriminuarit

Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se po shpërfill mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, lidhur me dekriminalizimin, duke vazhduar të përdorë elementë të inkriminuar në partinë e tij.

“Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi të papranueshme që Arben Ndoka, i dënuar në Itali për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, të ishte pjesë e Parlamentit.

Sekretari Kerry, pasi e vlerësoi dje në Tiranë procesin e dekriminalizimit, e veçoi atë si sukses dhe model që duhet ndjekur. E megjithatë, i zgjedhuri i Edi Ramës, i besuari i tij në Lezhë, ka prezantuar prefektin e qarkut”,- ka deklaruar Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke treguar edhe një foto të personave në fjalë, Ristani ka nënvizuar se, Ndoka po vepron me bekimin e Edi Ramës, pavarësisht se ligji për dekriminalizimin, i nxitur nga opozita dhe ndërkombëtarët, e nxorri atë nga Parlamenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edi Rama sfidon hapur dekriminalizimin, sfidon hapur mesazhin e zotit John Kerry.

Ai vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar, vazhdon t’i mbajë ata afër dhe po i përgadit ata për zgjedhjet që po vijnë për të deformuar votën e lirë”,- ka thënë deputeti demokrat.

“Ende pa u mbushur 24 orë nga mesazhi i sekretarit Kerry për dekriminalizimin, Edi Rama po konfirmohet si promotor dhe protektor i krimit në politikë”,- ka vijuar ai./Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?