Ristani: Rama u fsheh derisa mbaroi mitingu
Deputeti i PD-së, Arben Risani ka reaguar sot për deklaratën e Kryeministrit Rama pas mbylljes së mitingut.
Ristani thotë se Rama u fsheh gjatë ditës dhe foli vetëm kur protestuesit ikën.
“Miting madheshtor i opozites.
Nje popull i tere ne kembe per te hequr qafe peshen e rende te qeverise antipopullore. Nje popull i tere ne kembe i frymzuar nga Lulzim Basha dhe opozita qe proteston kunder varferise, kunder korrupsionit, kunder krimit ne pushtet, kunder cinikut, shpirtziut, te paaftit, te pashpirtit Rama.
U fsheh biri i atit vrases, derisa opozita mbylli mitingun, dhe nxori koken te bente ciu ciu nga kushedi cili bunker. Ta mesoje mire shpirtziu cinik se revolta popullore nuk do ndalet derisa ta mbylle perfundimisht ne bunkerin e tij”,- shkruan Ristani në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

