Ristani: Reforma në Drejtësi, jep përgjigje kush mbushi vendin me drogë, kush vrau Santon
Seanca plenare nisi me një debat mes Kryeministrit Rama dhe ish-Kryeministrit Berisha, por dhe me ndërhyrjen e deputetëve të PD-së. Në replikën ndaj kreut Rama, deputeti Arben Ristani i është përgjigjur akuzave që u pohuan nga Krymenistri në drejtim të PD, duke thënë se reforma në drejtësi do të ndëshkojë krahun e tij politik.
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Arben Ristani është shprehur se Rama gënjen kur akuzon opozitën se po bojkoton Reformën në Drejtësi.
Ristani u shpreh se:“Reforma do të japë përgjigje të kujt janë ato 10 tonë drogë, se kush e vrau Artan Santon, se kush ka bërë atë kasaphanë në Durrës”, ka thënë Ristani.
Me tej ai ka shtuar se:”Rama gënjen para parlamentit për mënyrën sesi zgjidhet përfaqësuesit. Është vendosur në mënyrë antikushtetues ky variant, e kryeministri gënjen e prezanton variant të ri gjoja, e mira është që ai të kuptojë që Reforma në Drejtësi të japë përgjigjie fenomeneve se kush e mbushi vendin me drogë, kush e vrau Santon, kush vrau në Elbasan. Kush vjedh përditë me tendera. Ato të tregojë ai. Vjen këtu e as nuk zverdhet e skuqet kur gënjen“.
KOHA JONË SONDAZH

