Ristani: Rruga është e hapur për të zgjidhur krizën, demokratët lanë pas një ëndërr të keqe me ikjen e Bashës

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, thotë se demokratët kanë lënë pas një ëndërr të keqe me dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar. Për të u mbyll një histori e dhimbshme dhe u hap rruga për zgjidhjen e krizës dhe vazhdimin para të PD-së.

”Rruga është e hapur për të zgjidhur krizën dhe për të ecur përpara. Demokratët lanë pas një ëndërr të keqe, të asaj që Basha përfaqësonte.

Ngeli pas kjo histori e dhimbshme dhe tani shihet për zgjidhje. PD kishte rrëshkitur nga një parti demokratike në një parti autoritare. Kjo ishte ëndërr e keqe që bëri që Rama të merrte 3 mandate. Me dorëheqjen e Bashës u mbyll ky kapitull dhe tani jemi të lirë të ecim përpara.

Çbunkerizmi i PD-së është një hap i mirë, i daljes së tabllosë së keqe që kishte pllakosur PD, me këtë njeri mendjengushtë që më në fund e hoqëm qafe. PD duhet të ringrihet dhe të bëhet ajo forcë politike që ne duam”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP