Ristani: Shefat e policisë marrin 50 euro për çdo rrënjë hashashi

 

"E ç’të thonë policët sot kur shefat e tyre marrin 50 euro për çdo rrënjë hashashi të mbjellë. Çfarë mendojnë policët sot të shohin kamionët e ngarkuar me drogë dhe nuk e ndalojnë dot, ose në rast se e ndalojnë, u bie telefoni dhe nuk e përballojnë dot nivelin e kriminelit që kanë kapur apo telefonuesit".

Një akuzë të tillë e bëri sot deputeti demokrat Arben ristani, nga foltorja e Kuvendit, drejtuar gjendjes në të cilën gjenden sipas tij aktualisht forcat e rendit në Shqipëri. 

Swiss Digital Desktop Reklama

"Çfarë mund të themi kur dy punonjës të policisë u akuzuan se fshehën shkresën e Interpolit për kapjen e një deputeti të inkriminuar. Vajtën para drejtësisë dhe dolën të pafajshëm. Por kur ata dalin të pafajshëm, ku shkon faji? Kush tjetër veç ministrit? A jemi ne në stadin të dënojmë njerëzit moralisht se kanë menduar se kanë shkelur të drejtat e të tjerëve, kur jemi në stad tjetër të arrogancës për të shkelur ligje e rregulla e jo më të diskutojnë për etikë”, tha gjithashtu Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?