Ristani: Shifrat e krimit dhe trafikimit, kanë kapur rekorde historike

 

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se Shqipëria po paraqet shifra alarmante të trafikimit të lëndës narkotike, duke e cilësuar si rekord historik në 23 vitet e fundit.

Si gjithnjë SHBA na gjendet pranë në momentin më të vështirë për ne. është për tu përshëndetur marrëveshja. 8 milionë dollar për zhvillimin e sektorit të drejtësisë penale dhe të ligjit për kontrollin ndaj lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleatët kanë konstatuar se qeveria është e paaftë për të luftuar krimin. Sistemi dhe trajnimi i profesionistëve të fushës është në ditën më të keqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur nga këto premise DASH, bujar dhe i angazhuar po ofron këtë mbështetje kaq të madhe.

Ne duhet të gëzohemi pak që po ndihmohemi se duhet të hidhërohemi shumë për gjendjen që kjo qeveri e ka çuar vendin.

Shifrat e krimit në dy vite të qeverisë Rama, dhe e trafikimit të lëndës narkotike ka kapur rekordin historik në këto 23 vite”, u shpreh Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?