Ristani: Skandali në QSUT kërkon shpagim

"Videoja nuk është rastësi sepse spitalet kanë rilindur”, thotë në mënyrë ironike sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Ristani rreshton të gjithë skandalet janë bërë publikë gjatë këtyre kohëve ku në qendër kanë qenë funksionarë të PS-së apo të qeverisë.

“Shumë reagim dhe sensibilitet ka shkaktuar në Facebook, filmimi ku tre djem ngacmonin seksualisht një vajzë pa ndjenja, brenda ambjenteve të QSUT. Është thjesht njëe rast, i shaktuar nga të rinj vulgarë e të papërgjegjshëm?”, shkruan Ristani.

“A ka lidhje rasti me mënyrën si menaxhohen spitalet tek ne, apo me përgjegjshmerinë që kanë administratorët publik të "Rilindjes" sot?”, pyet sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Sipas Arben Ristanit “vështirë të besojë ndokush se është rastësi, sepse spitalet kanë rilindur”.

“Vështirë të besojë kush se arsimi ka rilindur dhe drejtoresha e Lushnjes që shiste vendet e punës dhe detyronte mesueset e reja të bënin seks me eprorët, apo me "të mëdhenjt", është fenomen rastësor”, thekson deputeti demokrat.

“Nuk mund të themi se ka rilindur administrimi i paraburgimit apo i vuajtjes së dënimit, kur vetëm ditët e fundit kemi tre raste vetëvrasjesh.

Ndoshta kanë keqkuptuar termin "rilindje" dhe burimi pikërisht këtë situatë ka patur në mendje, sepse nuk është rastësi që administratori i zyrës së PS-së në Sarandë, kërkonte seks edhe me të bijën e mitur të hallexhies.

Është tërësisht mungesë dashurie për njerzit dhe trajtim i tyre si skllevër, sepse nuk mund të ndodhë që tu prishësh shtëpi e katandi pa ju dhënë nje copë letër, nuk mund të ndodhë që të lesh qindra mijra njerëz pa drita tamam naten e Vitit të Ri, madje dhe me ditë të tëra dhe të mos kërkosh minimumi ndjese.

Ti gënjesh njerëzit paturpësisht, ti dhunosh masivisht, ti zhvasësh deri në qindarkën e fundit dhe me pas ti tallësh, kjo është tërësisht e padurueshme. Për më tepër kërkon shpagim”, përfundon Ristani shënimin e tij në Facebook.

SHKARKO APP