Robert Ndrenika 78-vjeç, Luan Rama: Mjeshtër i teatrit dhe i filmit në gjuhën shqipe

Aktori i madh i skenës, Robert Ndrenika sot feston 78-vjetorin e lindjes. Një urim i veçantë vjen edhe nga zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama. Përmes një postimi në facebook, urimin për mjeshtrin e teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe, siç shkruan vetë Rama, e ka shoqëruar edhe me një fotografi në krah të aktorit të madh. ”Me potencën unike aktoriale dhe aftësinë për të krijuar një model prej mjeshtri dedikuar ma pasion artit të vet, Robert Ndrenika na ka dhënë mundësinë t’a quajmë veten të nderuar që kemi patur fatin të jemi bashkëkohës me të”,-shkruan Luan Rama.

Mesazhi i plotë nga Luan Rama

Në 78-vjetorin e lindjes: Robert Ndrenika dimensioni prej mjeshtri i teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe. Ndër emrat e shquar të teatrit dhe të filmit në gjuhën shqipe, Robert Ndrenika është padyshim mes atyre që kanë shënuar kulme dhe përmasa që i mbërrijnë vetëm mjeshtrat e mëdhej. Me galerinë e pasur të roleve dhe karaktereve të shumtë që ka interpretuar, me natyrshmërinë dhe elegancën interpretative cilësisht të spikatur prej një gjuhe e plastike që është vetëm e tija, me potencën unike aktoriale dhe aftësinë për të krijuar një model prej mjeshtri dedikuar ma pasion artit të vet, Robert Ndrenika na ka dhënë mundësinë t’a quajmë veten të nderuar që kemi patur fatin të jemi bashkëkohës me të.

SHKARKO APP