Roberto Saviano: Jugu i Italisë po vdes, po ikin të gjithë, madje dhe mafia
Shkrimtari i njohur italian antimafia Roberto Saviano i cili prej vitit 2006 jeton nën mbrojtjen e shtetit, ndaj kërcënimeve të shumta të grupeve kamorriste sidomos të klanit Kazalesi, ka botuar së fundmi në të përditshme italiane “La Repubblica” një letër të hapur drejtuar kryeministrit të vendit Matteo Renzi.
Shkak i kësaj letre u bë raporti i sapopublikuar nga Svimez, organizata për zhvillimin e industrisë në Jug të Italisë. Në bazë të këtij raporti Jugu i Italisë gjëndet në një situatë ekonomike shumë të keqe se sa Greqia.
E vërtetojnë këtë fakt jo vetëm niveli i lartë i papunësisë, sidomos në grupmoshat e reja, niveli i ulët i prodhimit, e i konsumit. Preokupon më shumë aktualitetin e jugut të Italisë sidomos një fenomen gjithnjë e më insistues, ai i reduktimit në masë të numrit të popullsisë në këtë territor.
Shkak janë niveli i ulët i lindjeve e shtimi i numrit të të rinjve që emigrojnë drejt Europës apo në zona të tjera të Italisë.
Letra e hapur e Roberto Savianos “I nderuar Kryeministër, jugu po vdes, po ikin të gjithë, madje dhe mafia”
I nderuar kryeministër Matteo Renzi, po të shkruaj pas gati dy vitesh, me shpresën se do të marr dhe kësaj here një përgjigje.
Herën e para ju shkruajta kur qeveria juaj sapo kishte nisur aksonin për një reformë radikale në shoqërinë italiane. Sot natryrisht nuk mund të pretendohet nga ekzekutivi juaj një zgjidhje e problemeve endemike si “cështja e jugut”, por nuk mundet dhe të përjashtohen vlerësimet mbi linjat udhëzuese të punës tuaj.
Game over. Ky është mesazhi që vjen sapo lexon raportin Svimez mbi ekonominë e Jugut të Italisë. Game Over. Për ditë të tëra mediat botërore prisnin me zemër të ngrirë një marrëveshje që do të ndalonte daljen e Greqisë nga zona euro; e sot marrim lajmin se Jugu i Italisë në 15 vitet e fundit ka një përqindje rritje të përgjysmuar në krahasim me atë greke. Kriza është shumë më e keqe dhe është në zemër të Italisë. Punësimi ka mbetur në nivelin e 1977, lindjet në atë të 1860.
Ndër faktorët që rëndojnë varfërinë e shoqërisë në Jug, janë rënia e numrit të lindjeve e rritja eksponenciale e emigracionit që përfshin sidomos të rinjtë, ata më brilantët, ata të formuarit me një cmim të lartë në shumë Universitete të Jugut , të funksionueshme më shumë për interesat e docentëve se sa për ato të studentëve.
Ka më pak lindje sepse një fëmij është kthyer në një lluks e të kesh dy është tashmë një cmënduri. E kush lind rritet me idenë për t’u larguar, larg poshtërimit të mosnjohjes së aftësive personale. Ky është Jugu i Italisë, kafshuar nga Don Kalogjero Sedara që nuk heq dorë nga banketi i mirëqinies.
E është në këtë kontekst që shfaqen nostalgjitë borbone; paaftësia e qeverisë e jolineariteti i punës së saj që ngjall instiktet bazë, tashmë protagonistë të historisë sonë.
“Nxitoni” ishte titulli në “Il Mattino” të nesërmen e tërmetit të vitit 1980. Andy Ëarhol e bëri e ktheu në një vepër arti. E sot faqja e kësa gazete ndodhet në Kazal di Principe, në një ndërtesë të konfiskuar nga krimi i organizuar, e që mikpret një ekspozitë të sponsorizuar nga Muzeu Uffizi të Firneces. Ju këshilloj të shkoni kryeministër e të ecni në rrugët e këtij qyteti. Do ju bëj mirë të shihni me sytë tuaj se sa ka ende për të bërë e si këtu koha tashmë ka skaduar. Si ndodhet sot Jugu i Italisë dhe kjo “Nxitoni” është tashmë një sitenzë e vonesës.
Sidoqoftë mund t’ju them se të reagosh nesër është shumë vonë e do ishte një retorikë e padobishme. Por ju them gjithashtu se sidoqë koha ka skaduar e deindustrializmi ka shkretuar ekonominë e kulturën e punës në Jug, Ju kryeministër keni për detyrë të reagoni. E para së gjithash të pranoni se deri më sot nuk është bërë asgjë. Vetëm kështu mund të gjejmë shpresën se dicka me të vërtetë mund të bëhet.
Institucionet italiane duhet t’i kërkojnë falje miliona personave të konsideruar si topi ndër këmbë e në të njëjtën kohë të shfrytëzuar si një rezervuar energjie për t’u boshatisur. Po pak kohë më para qe dikush që mendoj të zhvillonte dhe mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Kazerta të Napolit. E cfarë qe kjo? Vec një komuikim e asgjë tjetër.
E cfarë bëri politika italiane për të penguar gjakderdhjen e gjeneruar nga kriza?
Prej 2008 e deri më sot numërohen 700 mijë të papunë më shumë. E di sigurisht që ju do të më përgjigjeni se reforma juaj e punës shkon pikërisht në këtë drejtim, në ndalimin e gjakderdhjes. Po ja që unë kam detyrimin t’ju them se dhe nëse është një reformë e mirë sic mund të jetë dhe kjo aktuale do të mudnta kuptojmë vetëm me kalimin e viteve, pasi të ketë gjeneruar efekte perverse e në një sistem tashmë çalues.
E ndërkohë retorika e Vendit më të bukur ka shndërruar Jugun në një plazh ku mund të nihesh në diellin e gushtit. Për t’u larguar më pas. E duke pranuar se jo çdo kush do mundet të mbërrijë në këtë plazh, meqë në autostradën Rexhio Kalabria-Salerno ka bllokime rrugësh pa fund.
Mos besoni se në fjalët e mia ka pakënaqësi jugori demode; të më falni, por ç’do të ndodhte nëse këto bllokime do të preknin një artesie kryesore të Veriut të Italisë?
Shumëherë kam dëgjuar të thonë se është e kotë të ndërhyhet.
Kush ka durim ka vdekur. Por nuk është kështu. Ka mjaft persona që i rezistojnë aktivitsht kësaj gjëndjeje e ju keni për detyrë ti falenderoni, njëri pas tjetrit. janë vërtetë shumë. E të gjithë së bashku ndërtojnë një shpresë për ekonominë e jugut. E ju keni detyrën përbuzëse por fisnike të demostroni se jeni në anën e tyre e jo në atë të keqbërësve. Mes të cilëve për fat të keq qëndrojnë dhe ata që duhet të rigjenerojnë ekonominë.
Masssimilinao Kapalbo vetëquhe sipërmarrrës heretik e lexon në shkretëtirën industriale një element pozitiv. Nëse shkretëtirëim do të thotë zhdukja nga Jugu e Ilva-s në Taranto apo Pertusola ë Krotone o Italside në Banjoli, ky po që është një lajm i mirë e do të thotë se Jugu mund të zhvillohet ndryshe.
Të ndihmosh Jugun do të thotë të vazhdosh ta asistosh por duke e lënë të lirë të kthehet në një laborator, duke e lejuar të zhvillohet ndryshe, me ritmet e tij, me mundësitë e veçantitë e tij.
Të ndihmosh Jugun do të thotë të lejosh siëprmarrësit e aftë e talentuozë të punësojnë e të mos pengohen nga burokracia, nga taksat, nga korrrupsioni. Korrupsioni më i madh nuk është ai i të pandershmit që këron të vjedh, turpi është i të ndershmit që kur kërkon një dokument, një të drejtë ligjore, një sipërmarrje, një aktivitet duhet të përdor rushfetin për të marrë atë cka i takon të marrë.
Në Jug të drejtat blihen gjithmonë e Ju këtë nuk duhet ta harroni….
Jo mos më kosideroni si shprehej të radikalizmin shralatan tipik e fëmijve të të pasurve të Jugut, rebel në kurriz të të tjerëve. Viktimizmi jugor , i atij që vëzhgon të tjerët për të pritur e shprehsur falimentimin e tyre e justifikuar paaftësinë e tyre është një histori e vjetër. Duhet c’aktiizuar për t’i dhënë talenteve mundësinë për t’u realizuar. Përpiquni t’i merrni fjalët e mia si një përfaqësi e një territori që pushon së qëni nënë vëmëndje kur nuk flitet për maxi operacion o shkëmbim zjarri…
I dashur Kreyminstër, drejtohu Popullit e tregoji se cfarë mendon të bësh me Jugun. Ju duhet të tregoni se dini ta kuptoni vuajtjen e një territori të shkretuar. e vetëm atëherë do të keni të drejtë t’ kërkoni popullit të Jugut t’i jap fund retorikës së vendit të bukur për t’u bërë vërtetë protagonistë të një historie të re e ndërtuar duke ecur me këmbët e veta.
E ju si përfaqësuesi më i lartë i politikës italiane ju takon detyra e nisjes së kësaj rruge.
E projektet duhet të jenë konkrete. Me lejoni një paradoks? është një paradoks i trishtuar.
Nga Jugu, i dashur kryeministër, largohen jo vetëm kush është në kërkim të një shprese në emigracion.
Nga Jugu po largohen dhe mafiet, që në këtë vend nuk “investojnë” por e kthejnë vec prè të tyre. Biznesin e tyre të pisët e cojnë në Veri e sidomos jashtë kufirit italian.
E pra në Jug nuk rrjedh më as paraja e përgjakur që deri në vitet ’90 qarkullonte nga mafia.
Jugu është zhdukur nga cdo debat për arsyen e thjeshtë sepse të gjithë, vërtetë të gjithë largohen. Kur miliona italianë do të nisen nga Napoli për në Amerikë Ju a e dini se cdo të ndohë me Molin e Imakolatës?
Familjet do të vijnë me një top leshi në duar: gratë ua japin burrave, djalit, vajzës. E ndërsa anija niset filli i leshit lëshohet duke u lëvizur në duart e atij që e mbante. Qe një mënyrë për t’u ndjerë më pranë në momentin e ndarjes. Por dhe një mënyrë për t’i dhënë një simbol dhimbjes, nga ndarja e shpejtë.
Shpresa qëndronte në atë fill që emigrantët konservonin në xhepa, e që ruhej në vevndet e largëta ku ndodheshin.
Nxito i nderuar Kryeministër, na bë të kuptojmë qëllimet tuaja këtu është këptuar tashmë dhe filli i shpresës”
(Materiali u përgatit nga Alba Kepi)