Roland Bejko: Lulzim Basha nuk gënjen asnjëherë! Në studio plasin të qeshurat

Roland Bejko, nënkryetar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, duke iu përgjigjur deklaratave se Basha ka gënjer për takimet me ambasadorët, u shpreh se ai nuk gënjen kurrë. Kjo deklaratë është shoqëruar me ilaritet në studio nga të pranishmit.

Biseda 

Ylli Rakipi: Duket se Luli Basha na ka gënjyer pak. Unë nuk jam si Ilir Meta që thotë se gënjen edhe për orën. Dini gjë si nënkryetar për këtë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Roland Bejko: Në Shqipëri do të vazhdojë edhe për shumë kohë që z. Basha nuk gënjen, të thuhet kjo shprehja se z. Basha gënjen..

Swiss Digital Mobile Reklama

Plasin të qeshurat në studio

Ylli Rakipi: Jo unë nuk e besoj, për orën jo.

Roland  Bejko: Ju jeni të lirë do ta thoni këtë, por koha do të bëjë të vetën, do të hedhë disa gjëra në kosh, do e zbardhë vetë Basha po e ndihmoi vetëveten do të dalë lart. Kjo është lufta më e madhe që ka Basha në fakt, sidomos me kthimin e dytë.

Andi Tela: Pse na kap e qeshmja kur e thua ti që nuk gënjen Lul Basha.

Roland Bejko: Kjo është e vërtetë, kjo është sfida. Kur e thotë Doktori që e kishte bashkëpunëtor. Por kur thonë ata që i bëri deputetë, që thonë se na ka gënjyer se na bëri deputetë. Ta them unë edhe ka ndonjë çikë peshë.

Andi Tela: Po edhe ty të ka gënjyer. Të tha do të vë të parin dhe s’të vuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?