Romney, ish-kandidat i republikanëve:Trump hipokrit e mashtrues
Mitt Romney, ish-kandidat i republikanëve në garën presidenciale të 2012 përballë Barack Obamës, i ka kërkuar partisë së tij të refuzojë kandidaturën e Donald Trump, duke e quajtur atë mashtrues dhe hipokrit.
Manjati i pasurive të paluajtshme është përgjigjur duke e quajtur të dështuar dhe aspak të përshtatshëm për të dhënë këshilla për Romney. Megjithatë zërat kundër Trump po shtohen brenda radhëve të republikanëve, duke i quajtur politikat e tij të rrezikshme.
Por teksa Romney akuzon Trump se tallet me popullin amerikan, nga ana tjetër ky i fundit e ka quajtur të dështuar dhe personin më pak të përshtatshëm për të dhënë këshilla. Romney, kritik i ashpër i Trump, paralajmëron se politikat e tij janë një kërcënim për partinë republikane dhe për vendin në tërësi.
Ai ka shtuar gjithashtu se emërimi i Trump si kandidat kryesor i republikanëve në garën për kreun e shtëpisë së bardhë do ti hapë rrugën fitores së rivales demokrate Hilari Klinton.
Manjati i pasurive të paluajtshme ndërkohë ka deklaruar se Romney ka drejtuar “një nga garat më të këqija në historinë presidenciale” dhe sikur kjo të mos mjaftonte po punon për të parandaluar një fitore të mundshme të republikanëve.
Mitt Romney humbi zgjedhjet në 2012 me Presidentin Barack Obama. Megjithatë janë të shumtë republikanët e alarmuar për perspektivën e Trump në nominimin për zgjedhjet e nëntorit. Disa udhëheqës të partisë republikane, përfshirë kryetarin e Dhomës Paul Ryan dhe senatoren e Karolinës së Jugut Lindsey Graham, kanë folur hapur kundër politikave dhe pozicioneve të diskutueshme të Donald Trump ditët e fundit.
Sipas New York Times, disa donatorë të partisë tashmë po mbledhin fonde për një përpjekje anti-Trump. Donald Trump fitoi në shtatë shtete në garën e quajtur super e marta.(Express)
KOHA JONË SONDAZH

