Roth: Bashkë me Greqinë mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi ku ka diskutuar në lidhje me çështjet më të rëndësishme siç është ajo e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Grek Militiadis Varvitsiotis, Roth shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

Roth përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se përveç certifikatës së vaksinimit anti-Covid mbështetja e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë është sfida e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne të dy mbështesim rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësimin në BE, i cili do ta bëjë Bashkimin Evropian më të madh dhe më të fortë”,shkruan Roth.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?