Rovena Voda mori mbi 2 mijë euro, avokatja nga Durrësi bëri ndërmjetësen
Mbi 2 mijë euro mori Rovena Voda kur ishte zv/ministre e Brendshme, për të futur në punë Florida Beun.
Voda sipas SPAK-ut, ka marrë para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani, avokate dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive në Ministrinë e Brendshme.
Majlinda Hasani është avokate nga Durrësi dhe ka luajtur rolin e ndërmjetëses për marrjen e ryshfetit.
SPAK ka nisur me vrull punën gjatë kohëve të fundit ku goditjen e zyrtarëve e ish-zyrtarëve të korruptuar në nivele të larta duket se po u vjen fundit pandëshkueshmërisë së tyre.