Rozeta Dobi tregon gjithçka për Alda Klosin: Lekët vinin me çanta që prej vitit 2021

Pastruesja Rozeta Dobi tregon gjithçka për ish-zyrtaren e kryeministrisë Alda Klosi, e cila u arreshtua mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se Alda Klodi është shoqëruar dje në orën 18:oo dhe është arrestuar në 22:30. Rozeta Dobi po kështu ka qëndruar për rreth 7 orë dje në Policinë e Tiranës, teksa ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte inskenim.

Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?