Hill: Nuk kam patur asnjë rol në arrestimin e Fatos Nanos

Ne 25 vjetorin e hapjes se ambasadës amerikane, rikthehet diplomati i parë i dërguar në Shqipëri në vitin 1991, Christopher Hill.

Gjatë vizitës së tij në  RTV Ora News, diplomati Christofher Hill, foli për Shqipërinë e atyre viteve dhe ndryshimet e mëdha të ditëve të sotme. Gjithashtu ndau kujtimet e tij për per udhëheqësit Alia, Berisha dhe ju pergjigj pyetjes nësë ka pasur ndonjë rol Ambasada Amerikane në burgosjen e Fatos Nanos.

“Jo jo, zero. Kurrë nuk mendoj se as Rajerson as nga ndonjë nga diplomatët tanë të jetë konsultuar për këtë. Kjo është një nga ato mitet shqiptare”- tha diplomati amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Christopher Hill u takua me liderët kryesorë në vend presidentin Nishani,  kryeministrin Rama, kreun e opozites Basha dhe ish presidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori Hill kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë dialog për hir të interesit kombetar

“Ajo që dua të them është se çdo kush mund të ketë interesa në politikë. Ne kemi interesat politike si SHBA, çdo kush është i lirë t’i ketë ato, por ka momente të caktuara kur duhet të jeni shumë seriozë dhe shumë të qetë dhe të kuptoni se duhet të bëheni bashkë për të arritur atë që doni”- tha Hill.

Ai dha edhe një mesazh për popullin shqiptar, pas 25 viteve të ndërtimit të demokracisë.

Mos e humbisni durimin dhe kuptoni që demokraci do të thotë të ndodheni në situata të ndryshme politike. Njerëzit mund të debatojnë, mund të luftojnë. Ka momente të caktuara në demokraci, kur njerëzit duhet të bëhen bashkë dhe të zgjidhin probleme të ndryshme, sepse qëllimi për të përmbushur rrugëtimin e Shqipërisë drejt euroatlantikut nuk është përmbyllur akoma”- theksoi diplomati amerikan Christofher Hill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?