Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në muajin prill, Rama: 38% më shumë se një vit më parë

Rreth 800 mijë turistë kanë vizituar Shqipërinë në muajin prill, duke e çuar në 2.3 milionë flukset hyrëse në 4 muajt e parë të 2024. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thotë referuar shifrave janë plot 38% më shumë turistë krahasuar me 1 vit më parë. ”Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill duke i çuar në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më parë, teksa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP