Rreth dy vite në Presidencë, Begaj: Mbështetje për reformat që ndihmojnë integrimin. Do vijoj të zbatoj Kushtetutën

Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” është pyetur edhe për punën e tij në zyrën e Kreut të Shtetit, teksa kanë kaluar rreth dy vite nga marrja e detyrës. Begaj u shpreh se në rolin e Presidentit ai do të vijojë të zbatojë atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë.

“Mendoj se vlerësimin e punës së presidentit duhet ta bëjnë qytetarët, media. Unë si president do të vazhdoj të zbatoj kushtetutën me përgjegjshmëri të plotë duke mbrojtur atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë.

Do mbështes çdo reformë që lidhet me këtë proces, do mbështes reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, do mbështes moshën e tretë, edukimin, të rinjtë, kjo është fryma që do përçoj në mandatin tim“.

SHKARKO APP