Rrezikon Ahmetaj të shkojë në burg? Ilir Meta: Rama i gatshëm ta dorëzojë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj mund të jetë njëri prej tyre. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.

“Unë mendoj që Edi Rama për të shtyrë edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit, është gati të lëshojë dhe të dorëzojë gjithçka, sepse ai nuk njeh asnjë lloj princimi, asnjë lloj morali”,-tha Meta.

Nga ana tjetër, Meta tha se ftesa në SPAK për të folur për çështjen CEZ-DIA ishte e papritur sa i takon tematikës. ”Është një çështje e vjetër dhe e  stër konsumuar sepse kjo është një çështje që është hapur gjithmonë për arsye politike dhe në mënyrë spekulative në vitin 2015”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?