Rreziku nga kanabisi/ Nishani: Do thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga Shkodra, Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se shumë shpejt do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit. Nishani tha se kanabisi, është kthyer në një burim kriminaliteti në rritje. “Çështja e kanabisit është realisht një problem. Është një çështje që lidhet me veprimtarinë kriminale. Unë kam vendosur që së shpejti tët thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikën dhe mënyrën se si duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze”,- tha Presidenti.

Deklarata e kreut të shtetit u bë në një leksion të hapur me studentet dhe pedagogët e universitetit të Shkodrës. Presidenti u ndal dhe në situatën me krimin e organizuar. Ai tha se krimi i organizuar rrezikon të depërtojë fuqishëm në të gjithë hallkat politike dhe ekonomike.

Deklarata e kreut të shtetit vjen pas një sërë replikash lidhur me rolin që duhet të luajnë institucionet. Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për të shmangur kanalizimin e gjithë vendit dhe shoqërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që nga ana e institucioneve që merrem me luftën kundër drogës është thënë gjithmonë se fenomeni i kanabisi po luftohet si asnjë herë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht shifrave, është fakt se mbjella  e drogës është kthyer në një problem real për vendin. Shqetësimi nuk vjen vetëm nga shoqëria shqiptare, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe vendet fqinje, si Greqia dhe Italia.

Deri më sot ka pasur vetëm deklarata dhe asnjë masë konkrete. Presidenti Nishani hodhi hapin e parë, atë të thirrjes së Këshillit të Sigurisë, i cili është institucioni që mblidhet në situata ekstreme. Mbetet të shihet sesi do t’i përgjigjet Kryeministri dhe Ministrat e PS kësaj thirrje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?