Rrëzimi i helikopterit, reagon këshilltari i Ramës

Ka shkaktuar mjaft polemika rrëzimi i helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes ku humbën jetën dy pilotë. Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, aludon se helikopteri transportonte mermerë për shtëpinë e ministres Mimi Kodheli, që sipas tij po ndërtohet në Vermosh. Berisha kërkon një hetim parlamentar për zbardhjen e shkaqeve dhe verifikimin e disa  pamjeve dhe dëshmive që janë publikuar në agjencinë online Syri.net ky hidhen dyshime për intenerarin e vërtetë të helikopterin.

Pas deklaratës së Berishës ka ardhur dhe reagimi i Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Këshilltari i Kryeministrit e cilëson si makabër aludimin e Berishës.

“Është makabër aludimi i Saliut. Në fillim nxjerr një fakt të paqene Syri.net  e më pas Berisha i referohet si e vërtetë. Turp! Helikopteri në videon e syrit të Ccim Pekës ka rrota. Helikopterët e ushtrisë, përfshirë atë që u aksidentua, kane slita. Jo rrota!”,- shprehet Fuga në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?