Rrëzohet dekreti i Metës për Parkun e Butrintit, 72 vota kundër
Me 72 vota kundër, 27 pro dhe 2 abstenim në seancën maratonë të Kuvendit të kësaj të enjte është rrëzuar dekreti i Presidentit Ilir Meta për Parkun e Butrintit. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen, pasi për të cënon interesin e shqiptarëve.
Argumentat e presidentit janë se kalimi i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit tek ky fondacion jo vetëm është antikushtetues, por shkel dhe një sërë konventash ndërkombëtare. Përfaqësuesi ligjor i Metës jo vetëm kërkon pranimin e dekretit, por dhe hetim parlamentar për këtë çështje.
Në të njëjtën anë qëndron dhe opozita që mbështet dekretin e presidentit. Mazhoranca i hedh poshtë këto argumenta dhe pretendon se presidenti vijon ta përdorë politikisht zyrën e tij për të goditur shumicën.