Rrëzohet kërkesa e PD për mandatin e Kokëdhimës

 

Kuvendi rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të çuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim mandatin e deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

Partia Demokratike, përmes kreut të grupit parlamentar kërkoi votim të fshehtë për këtë çështje.

Kërkesa u refuzua nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cili citoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese për një rast të ngjashëm në të shkuarën.

Pas kësaj, me 68 vota kundër dhe 29 pro kërkesa u rrëzua.

SHKARKO APP