Rriten ndjeshëm infektimet? Kastriot Islami: Rama mund të “mbyllë demokracinë” para zgjedhjeve!
Nga Kastriot Islami
Situata sanitare nga COVID është jasht kontrollit. Rama qëllimisht apo nga paaftësia a papërgjegjshmëria nuk e ka më nën kontroll situatën e pandemisë. Por pikërisht tani, ai është edhe më rrezikshëm për jetën e njerzve sepse është gati të bëjë gjithcka për pushtetin e tij personal, madje të saakfrikojë edhe jetë njerzish. Më e rënda është se ka shumë dyshime se ai do të tentojë ta “keqshfrytëzojë” këtë situatë për të “mbyllur/izoluar demokracinë” në prag të zgjedhjeve…Jeta e njerzve dhe “vënia në intubim e demokracisë” janë dy rreziqe me pasoja shumë të mëdha!
Vëndi është pa një qeveri të aftë e të përgjegjshme për të menaxhuar këtë krizë sanitare. Vaksinat mungojnë pavarësisht gënjeshtrave monstruoze e të trasha të Ramës që askush s’i beson më. S’ka asnjë drejtim profesional se edhe Komiteti Teknik mblidhet në zyrat elektorale të Rilindjes…Sasia e testeve mbetet e paktë dhe e pamjaftueshme për të ndjekur, njohur dhe menaxhuar situatën e pandemisë.. Në kushtet kur shumica e vëndeve europiane po i afrohen shifrës mbi 80 përqind për popullsinë e testuar, Shqipëria ka testuar rreth se 12 % të popullsisë… Dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë strategji/program/plan veprimi si duhet menxhuar kriza dhe si duhet qasur cështja e vaksinimit të popullsisë përvecse mbrockullave dhe mashtrimeve të Ramës dhe të disa manekinëve që përsërisin gënjeshtrat e mashtrimet e tij…
Këto ditë, të gjithë vëndet europianë janë të angazhuar seriozisht me menaxhimin e situataës për shkak të shfaqjes së mutacioneve të fundit të COVID…që përhaqen më shpejt, mund të jenë më të rrezikshme dhe me shumë gjasa e kanë bërë vaksinën kryesore më pak efikase…përvecse edhe moti i ftohtë e qëndrimet në vende të mbyllura kanë rritur propabilitetin e përhapjes së tyre.. Në Shqipëri, këtyre shifrave, eventualisht të larta si dhe në vëndet e tjera europiane, duhet ti shtohet diabolizmi i “menaxherit të Surrelit” për rritjen e tyre me synimin e “mbylljes/izolimit të demokracisë”…
Nga “shifrat zyrtare” (ndonëse me shumë gjasa të pasakta) rezulton se nga data 17 janar 2021 kur është arritur shifra në 5 javët e fundit më e ulët mesatare mujore e infektimeve në vlerën mesatare 15686 infektime në muaj, sasia e infektimeve është rritur me 15 përqind duke arritur shifrën mesatare mujore 17995 infektime mesatare mujore. Ose mbi 2300 infektime më shumë në një muaj ose rreth 80 infektime më shumë në ditë…Ky është një alarm për i) qytetarët në rradhë të parë sepse jeta e tyre në rrethanat shqiptare është e rrezikuar në ekstrem; ii) për spitalet dhe mjekët që mund të përballen me një situatë “përmbytjeje” të kapaciteteve të tyre dhe iii) mbi të gjithë me një vendim makabër të Edi Ramës për të “mbylllur/izoluar demokracinë” me synim manipulimin apo “vrasjen” e zgjedhjeve…
Situata është uluritëse… Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen e te veprojnë sa më shpejt…Nuk mendoj se ka më nevojë për shkaqe të tjera apo për të justifikuar mosveprimin me “akuza” shtesë ndaj kësaj qeverisje që e ka mbushur kupën apo opinione (të justifikuara e me vlerë në kushte normaliteti) për sjelljen e opozitës… Duhet vepruar fort e shpejt që nesër të mos kujtojnë atë që ka thënë Curcilli se “cdo popull meriton qeverinë e tij…”, bazuar në faktin se “termi demokraci vjen nga greqishtja e vjetër e do të thotë qeverisje e popullit…”