Rritet bilanci/10 viktima në 24 orë, mes tyre një 21-vjeçar. 441 raste të reja nga Covid-19

Jetët e humbura nga Covid-19 në 24 orët e fundit janë një bilanc i frikshëm. Ministria raporton se janë 10 pacientë, mes tyre dhe një 21-vjeçar nuk e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.

”Një qytetar nga Fieri 21-vjeç, një qytetar nga Përmeti 42-vjeç, një qytetar nga Lezha 63-vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64-vjeç, një qytetar nga Durrësi 70-vjeç, një qytetar nga Vlora 71-vjeç, një qytetar nga Berati 79-vjeç, një qytetar nga Saranda 81-vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç”.

Nga 3572 testime, pozitivë dolën 441 qytetarë. ”200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd”.

Janë 6,365 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

SHKARKO APP