Rritet gadishmëria ushtarake mes dy Koreve, ajo e Veriut mobilizon 70 nëndetëse
Rriten tensionet. Korea e Veriut ka 70 nëndetëse dhe rreth 50 e tyre kanë dalë në det të hapur në orët e fundit. Të dy shtetet kanë rritur gadishmërinë ushtarake, ndërsa bisedimet e zyrtarëve të lartë jugorë dhe veriorë vijuan edhe të dielën me qëllim shmangien e një përplasje të armatosur.
Ata po takohen në fshatin Panmunjom, në kufirin ushtarak, ndërsa raportohet se Peniani i ka kërkuar Seulit të ndalë transmetimin kundër Koresë së Veriut nëpërmjet altoparlantëve, ose do përballet me aksion ushtarak. Por Korea e Jugut ka deklaruar se nuk do të pranojë të heqë dorë nga propaganda kundër Veriut ndërsa ditë më parë evakuoi banorët që jetonin në këtë zonë të rrezikut. Më 21 gusht, Koreja e Veriut ka deklaruar “gjysmë gjendje të luftës”. Dy Koretë shpeshherë kanë shkëmbyer kërcënime gjatë viteve të fundit dhe dhjetëra ushtarë janë vrarë në përleshje, por të dy palët gjithnjë janë tërhequr nga një luftë e përgjithshme.