Rritet numri i deputetëve të PD që do të shkojnë në protestën e 7 korrikut. Duma, Çupi, Salianji dhe Pampuri gati!
7 Korriku po vjen!
Parashikimet janë se kjo do të jetë protestë e madhe kundra Qeverisë Rama.
Organizimi i një proteste kundër qeverisë ”Rama 3” do të bëjë bashkë të gjithë deputetët demokratë, pas një përçarje që ka ndodhur prej 1 viti.
Deputetja Flutura Açka thotë se rrethanat mund t’ia pamundësojnë pjesëmarrjen, por qytetarëve i kërkon të protestojnë. Grida Duma, Dhurata Çupi, Ervin Salianji dhe Orjola Pampuri kanë bërë me dije se do të jenë në shesh më 7 korrik, krah protestuesve.
Partia Demokratike ka deklaruar se protesta do të organizohet nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, një organizim që do të bëjë pjesë veç forcave opozitare edhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Për herë të parë Sali Berisha njoftoi edhe vendin ku do të zhvillohet protesta e 7 korrikut, dhe do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë.
7 korriku do të jetë test i madh për PD dhe krejt opozitën. Por edhe për krejt shoqerinë shqiptare në përgjithësi.