Rritja e çmimeve, Meta: Pagat duhen rritur. Kriminaliteti në vend, më i larti në raport me BE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga takimi me strukturat në Kombinat ka komentuar projektligjin që është depozituar në Kuvend për indeksimin e pagave. Në fjalën e tij Meta tha se ekonomia është rritur, por që pagat nuk janë prekur. Po ashtu Meta theksoi se ndryshimet e fundit nuk kanë ndikim aq kohë sa Edi Rama është kryeministër.

”Kemi këtë situatë ku kriminaliteti është më i larti jo vetëm për këtë por edhe në raport me BE. Kjo është një arsye pse bandat mbrohen nga ana e shtetit dhe qeverise. Kjo është arsyeja pse kemi çmime të shtrenjta, sepse vijnë nga para të papastra.

Kjo është arsyeja pse njerëzit që duan të blejnë në apartament në Tiranë e kanë shumë të vështirë sepse paraja që del nga krimi i organizuar është një helm i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam besim te populli i Kombinatit dhe i gjithë Shqipërisë se shumë shpejt, do të bëjmë të mundur që kombinati t’i rikthehet buzëqeshja dhe gjithë familjeve shqiptare t’iu kthehet buzëqeshja dhe liria”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?