Rritja e çmimeve, Pampuri: Do kemi varfëri ekstreme. PD ”luftë” në Kuvend

Rritja e çmimeve do të bëjë që të kemi një përballje të fort në Parlament, të opozitës me mazhorancën. Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Oriola Pampuri, thekson se kryeministri përhapi panik te qytetarët dhe nuk dha argumenta sesi do të përballohet kjo krizë.

“Një kryeministër i përgjegjshëm nuk do të dilte dhe të përhapte panik, por do ta argumentonte sa do të jetë kriza? Afatshkurtër apo afatgjatë dhe sesi do ta përballonte qeveria në lidhje me shtresat në nevojë. Sa kryefamiljarë janë futur në burg se nuk kishin për të paguar energjinë elektrike dhe sot përballemi me rritje të çmimit të energjisë”.

Po ashtu ajo thekson se kjo do të çojë në varfëri ekstreme dhe në kushte mbijetese shtresat e mesme dhe të varfra, ndërsa do të favorizojë oligarkët dhe miqtë e Ramës.

“Rritja e çmimit të bukës dhe të çmimeve të shportës të gjitha këto të çojnë te varfëria ekstreme e qytetarëve. Oligarkët e Ramës nënfaturohen dhe nuk e paguajnë sa duhet këtë energji. Të gjitha këto kanë vetëm një grup që preken fort shtresa e varfër dhe e mesme. Kryeministri nuk jep zgjidhje, por përhap panik. Është një luftë për mbijetesë. Do të rritet më shumë nga ç’është sot. Në 8 vite çmimi i energjisë dhe karburanteve është rritur pastaj në shifra e konvertojnë ekspertët”,-tha ”A2cnn”.

SHKARKO APP