Rritja e çmimeve, qeveria Rama ka gati paketën e dytë financiare për qytetarët dhe bizneset

Pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve dhe protestave të vogla që u mbajtën nga qytetarët në Tiranë, ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë hartuar një draft të ri që mbështet familjet dhe biznesin e vogël, dhe që së shpejti pritet të prezantohet edhe publikisht. Paketa e dytë është krijuar për të përmbushur boshllëqet e së parës.

Në paketën e parë financiare që mbyllet këtë qershor, qeveria vendosi tu japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj, në paketën e dytë, kompensimi për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, do të zgjerohet, çka mund të nënkuptojë kategori të tjera që përfitojnë rimbursim, ose dhe rritje e vlerës mujore të mbështetjes.

Për shkak se kriza e çmimeve po vijon dhe inflacioni është në rritje, po shqyrtohet mundësia që edhe gjatë vitit 2023 qeveria të ndërhyjë me paketa mbështetëse për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?