Rritja e çmimeve/ Zv.kryeministri Ahmetaj: Konseguencë ndërkombëtare!

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, në fjalën e mbajtur në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, tha se rritja e çmimeve është rrjedhojë e luftës në Ukrainë, si edhe theksoi që qeveria ka marrë politikat e duhura sociale në ndihmë të qytetarëve.

”Jemi në moment krize dhe inflacioni sa i madh të jetë aq më gërryes është për të ardhurat. Shqipëria e ka 6.2% më të lartë e ka Bosnja, 13.2 %. Shqipëria e ka më të ulëtin, për një arsye shumë të madhe. Ne subvencionojmë totalisht rritjen e çmimit të energjisë. Inflacioni krijon një të ardhur momentale në buxhet.

Çmimet dua ti kuptoni, janë konseguencë ndërkombëtare. Vendet e rajonit e kanë inflacionin në qiell, ne e kemi ndër më të ulëtat. Kjo është arsyeja që amortizatorët kanë funksionuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta nuk i ka efektet vetëm sot. Ndaj duhet të jemi shumë racionalë. A mund të bëjë më tepër, po patjetër. Investimet në infrastrukturë janë spektakolare nga kjo qeveri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?