Rritja e çmimit të drurëve, reagon ashpër Braçe: Mos u bëni idiotë, grabitjet do ndëshkohen

Dimri po afron dhe në zonat malore ngrohja bëhet kryesisht me dru, por edhe për këtë është rritur çmimi. Për këtë ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe.

I revoltuar, në një postim në Facebook ai thotë se është grabitje e madhe që çmimi i druve të zjarrit të shkojë nga 3500 në 7000 mijë lekë metri.

Reagimi i Erion Braçes

PO ÇMIMIN E DRUVE TE ZJARRIT

PERSE E RRISNI???

Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët?

Mos u bëni idiote!

Do thoni qe është rritur euro dhe dollari edhe me shume?

Mos u bëni qesharake!

Aaaaaa pooo, është rritur nafta për transport dhe benzina per sharra;

Këtë do thoni?

Po si nuk doli njeri tu bëjnë llogarine;

Sa nafte e sa benzine harxhoni qe nga 3500 leke e keni cuar çmimin e druve 7000 leke;

200%!!!!

Eshte GRABITJE E GRABITJET NDESHKOHEN!

 

SHKARKO APP