Rritja e çmimit të energjisë dhe e karburanteve, Basha: Kriza është krijuar nga korrupsioni

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se rritja e çmimit të energjisë dhe e karburanteve rëndon më së shumti mbi qytetarët shqiptar.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se çmimi i energjisë dhe karburanteve u rrit duke u bërë një nga më të shtrenjtit në Europë. Kreu i PD-së tha se kjo gropë është krijuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

”Çmimi i energjisë dhe çmimi karburanteve rëndon më së shumti qytetarët dhe bizneset. Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë, ku në fakt e rriti dhe për familjarët dhe për bizneset. Çmimi i energjisë u rrit, i karburanteve u rrit, duke e bërë një nga më të shtrenjtit në Europë. Këto janë fakte që i di gjithkush. Paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë, i ka marrë dhe ka fuqizuar një grusht oligarkësh. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re. Kjo është një gropë e krijuar nga korrupsioni dhe nga keqmenaxhimi”.

SHKARKO APP