Rritja e çmimit të ujit, Meta kërkesë për transparencë

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se “e vetmja gjë që nuk ndalet në Shqipëri janë pagesat e inceneratorëve”.

Ai lajmëron se gjatë këtyre ditëve Partia e Lirisë ka nisur disa kërkesa dhe procedura që kanë të bëjnë me transparencën në lidhje me rritjen e çmimit mbi 40 përqind.

Postimi i kreut të Partisë së Lirisë:

Vetëm në Bashkinë e Tiranës, në këto ditë kemi nisur disa kërkesa dhe disa proçedura shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me transparencën përsa i takon ujit të pijshëm, ku është rritur çmimi mbi 40%, ndërkohë që zona të tëra të Tiranës janë pa ujë;

me pamundësinë e shumë familjeve për t’i çuar fëmijët për t’i regjistruar në kopshtet dhe çerdhet publike, sepse nuk ka kopshte dhe çerdhe, sepse lekët e tyre, pra lekët për arsimin shkojnë tek inceneratorët, siç vazhdojnë dhe këtu në Elbasan pagesat për inceneratorët.

E vetmja gjë që nuk ndalet në Shqipëri janë pagesat e inceneratorëve.

SHKARKO APP